• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 3 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Hartwell: Arsyeja kryesore për mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi është Vuçiq!

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
6 February 2022
në KRYESORE
0 0
0
Hartwell: Arsyeja kryesore për mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi është Vuçiq!
0
SHPERNDARJE
50
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

“Risia në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga fundi i vitit 2021 dhe javët e fundit është se Bashkimi Evropian po e shtyn hapur dhe disi në mënyrë agresive Kosovën që ta zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thotë Leon Hartwell, anëtar i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Washington.

Për edicionin e Zërit të Amerikës në gjuhën serbe, Hartwell analizoi turneun ballkanik dhe qëndrimin në Prishtinë e Beograd të Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, diplomatë të caktuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për ta monitoruar situatën dhe për të ndërmjetësuar në rajon.
Hartwell thekson se opinioni ka përshtypje të gabuar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kushti për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Megjithatë, nuk ka asnjë provë që kjo do të kontribuonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, thotë ai. Hartwell shton se Bashkimi Evropian po i jep mundësi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që t’ia lë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti barrën e dialogut.

“Pra, Vuçiq, si arsyetim për bllokadën aktuale të dialogut, e ka Kurtin si jobashkëpunues. Unë nuk mendoj se kjo është e dobishme dhe nuk është shkaku kryesor i ngërçit” tha Hartwell.

Ai gjithashtu kupton se derisa Bashkimi Evropian e fajëson Kosovën për mungesën e progresit në dialog, opinioni publik hesht për autoritarizmin gjithnjë e më të theksuar të Vuçiqit.

“Është edhe militarizimi i përshpejtuar i Serbisë, mbështetja e pakushtëzuar për Kremlinin pavarësisht asaj që ndodhi në Gjeorgji dhe Ukrainë, por edhe mosgatishmëria për ta dënuar Kinën për gjenocid kundër pakicës ujgure”, tha Hartwell.

Ai beson se vizitat e Escobar dhe Lajçak në Prishtinë dhe Beograd do ta rifillojnë dialogun, por nuk garantojnë rezultate.

“Këto vizita sigurisht që do ta rifillojnë dialogun, por disa rezultate të rëndësishme në të ardhmen nuk janë të garantuara. Megjithatë, progresi do të varet nga vullneti politik i palëve për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes. Unë jam i shqetësuar që ndërmjetësit e kanë qasjen se çdo bisedë është më e mirë se kur nuk ka. Megjithatë, kur palët negociuese takohen pa përparim të dukshëm, kjo rrezikon besueshmërinë e të gjithë procesit. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen në lëvizjet jashtë tryezës së bisedimeve për të ndihmuar në përfundimin e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës”, thotë Hartwell.

Presidenti serb është arsyeja kryesore e ngërçit në dialog, thekson ai, duke shtuar argumentin se si kreu i shtetit serb mund ta përmbyllte menjëherë këtë proces.

“Arsyeja kryesore që po vazhdon mosmarrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës është se presidenti Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm ta mobilizojë mbështetjen për njohjen e sovranitetit të Kosovës. Vuçiq mund t’i japë fund mosmarrëveshjes me Kosovën nesër, nëse do të kishte vullnet për ta bërë këtë, por nuk do ta bëjë këtë – sepse mendon se do të përfitojë prej saj. Ai duket i kënaqur me status quo-në aktuale”.

“Pavarësisht listës së gjatë të çështjeve të hapura të diskutuara në dialog, mosmarrëveshja përfundimisht zbret në dy çështje themelore: sovraniteti dhe siguria – të cilat janë të lidhura ngushtë. Serbia ka një avantazh, sepse Kosova nuk ka shumë për të ofruar në tryezën e bisedimeve. Nëse Vuçiq do ta mobilizonte publikun për ta mbështetur njohjen e Kosovës, kjo do t’i zgjidhte të dyja çështjet – sovranitetin dhe sigurinë – dhe do ta hapte derën për ndërtimin e marrëdhënieve të forta mes dy vendeve dhe popujve të tyre”, shprehet Hartwell.

Ai thotë se rreth 2/3 të serbëve nuk e mbështesin njohjen e pavarësisë së Kosovës, por thekson se “qëndrimet nuk janë të gdhendura në gur”.

“Presidenti i Serbisë mund të fshihet pas mungesës së mbështetjes në Serbi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nga ana tjetër, ai mund të luajë një rol transformues dhe ta nxisë mbështetjen për të. Udhëheqësit e vërtetë ndërmarrin hapa të guximshëm për ta mbështetur një të ardhme më të ndritshme për njerëzit e tyre”, thekson eksperti i politikave evropiane.

Ai sheh arsye të qëndrueshme në hezitimin e Kosovës për ta themeluar Asociacionin, ndërkaq që përmend faktin se Gjykata Kushtetuese kishte gjetur mospërputhje të asaj marrëveshjeje me Kushtetutën. Hartwell thekson se Qeveria e kryeministrit Kurti është e përkushtuar ndaj demokracisë multikulturore dhe në të drejtat e pakicave.

Hartwell nuk e sheh afër arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Nuk mendoj se është e dobishme që BE-ja dhe SHBA-ja po bëjnë më shumë presion mbi palët për ta gjetur një zgjidhje përmes dialogut. Duket se mosmarrëveshja nuk është gati për t’u zgjidhur për momentin. Mendoj se përtej tryezës së bisedimeve, duhet të punojmë në zgjidhjen e pengesave që pengojnë përparimin në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thekson ai, transmeton Gazeta Express.

Nga marrëveshja përfundimtare, Hartwell thotë se qytetarët e të dy vendeve do të përfitonin më së shumti.

 

Tags: BE-jaLeon HartwellSerbiaSHBA-të
Postimi i mëparshëm

Elizabeth II feston 70-vjetorin e fronit, posta britanike bën veprimin e veçantë

Postimi tjetër

Vdes personi që u plagos në kokë me armë zjarri në Gjakovë!

Të ngjajshme Postime

QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu
KRYESORE

QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu

1 August 2025
Brahimaj: Kurti ka interes ta mbajë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve
KRYESORE

Brahimaj: Kurti ka interes ta mbajë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve

1 August 2025
Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë
KRYESORE

Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët
KRYESORE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri
KRYESORE

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Postimi tjetër
Vdes personi që u plagos në kokë me armë zjarri në Gjakovë!

Vdes personi që u plagos në kokë me armë zjarri në Gjakovë!

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu