Të paktën 6 persona kanë vdekur dhe rreth 50.000 janë zhvendosur, pasi cikloni Batsirai solli erëra të forta dhe stuhi në Madagaskar të shtunën në mbrëmje, transmeton InLajmi.
Batsirai, e cila është stuhia e 2-të e madhe në 2 javë zbarkoi në bregun lindor, me një shpërthim prej 235 km/h (146 mph) dhe valë të larta që goditën zonat bregdetare.
Fshatra të tëra raportohet se janë shkatërruar pothuajse plotësisht.
Cikloni Batsirai ka rënduar shkatërrimin, duke depertuar pranë qytetit juglindor të Mananjary, 530 kilometra (310 milje) nga kryeqyteti Antananarivo, rreth orës 20:00.
Cikloni shkatoi ndalimin e energjisë elektrike dhe ndotjen e ujit të pijshëm, ku furnizimi me ujë tashmë ishte ndërprerë, sipas mediave lokale.
Në vende të tjera, shkatërrimi ishte pothuajse i plotë.
Ministrja e Mjedisit Vahinala Raharinirina tha se shumë fshatra janë zhdukur pothuajse plotësisht, dhe disa janë përfshirë nga stuhia, shkruan BBC.
Rreth 48.000 njerëz janë zhvendosur, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive, megjithëse Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) vlerësoi se deri në 150.000 njerëz mund të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre. /InLajmi/