Këngëtarët Mahmood dhe Blanco janë zgjedhur si fituesit e festivalit të 72-të të Sanremos në Itali, me këngën “Brividi”, transmeton InLajmi.
Tashmë 2 këngëtarët do të përfaqësojnë Italinë në Eurovision 2022.
Në finale ishin 25 finalistë, ndërsa pas raundit të parë të votimit, Elisa, Gianni Morandi dhe Mahmood & Blanco kaluan në raundin e 2-të dhe të fundit.
Ndryshe Mahmood është i njohur për fansat e Eurovizionit si fituesi i 2-të Sanremo 2019 dhe përfaqësuesi i Italisë në Eurovision 2019. Pra tashmë do të jetë hera e 2-të që ai do ta përfaqësojë Italinë në Eurovision, shkruan Wiwibloggs.
Ndërsa fituesi tjetër, Blanco është një interpretues 18-vjeçar, i cili ka shijuar suksesin e fundit në Itali me albume dhe këngë në krye të top-listave, si “La canzone nostra”. /InLajmi/