Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se brenda 24 orëve nga nga 6.696 testime, 1.283 qytetarë kanë rezultuar me koronavirus, përcjell InLajmi.
Ndërsa sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.
Ndryshe në total numri i rasteve aktive është 26.977
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
6 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2.
Deri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të 3 të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 6.696 testime, 1.283 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.
Në total numri i rasteve aktive është 26.977./InLajmi/