Koreja e Jugut ka tejkaluar një milion raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, pasi zyrtarët shëndetësorë raportuan një rekord ditor prej 38. 691 infeksione të reja të nxitura nga shpërthimi i variantit Omicron.
Rasti i parë atje u konfirmua më 20 janar të vitit 2020 dhe shpejt u bë vendi i parë pas Kinës që luftoi me një shpërthim të madh të këtij virusi, shkruan Reuters.
Numri i vdekjeve ka mbetur i ulët në Korenë e Jugut, për shkak të numrit të madh të të vaksinuarve, megjithatë që nga e shtuna, u raportuan 15 vdekje të reja, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet thanë se rastet ditore janë gati 5 herë më të larta se 2 javë më parë, kur varianti Omicron filloi të dominojë, por infeksionet serioze kanë mbetur në nivele të menaxhueshme deri më tani.