Një lajmërim jo fort i zakonshëm është paraqitur së fundmi në Policinë e Kosovës, në Fushë Kosovë, përcjell InLajmi.
Bëhet fjalë për një vajzë e cila kishte dashur të bëjë vetëvrasje për shkak se një burrë, i cili jeton jashtë vendit e me të cilin kishte komunikuar, kishte publikuar foto të saj private tek familjarët e saj.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ndërsa më tej bëhet me dije se publikimi i fotografive të viktimës e kishte shtyrë atë për tentim në vetëvrasje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
Shtyrje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetvrasje:
Fushë Kosovë 13.01.2022 – 17:00. Me 05.02.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar i cili jeton jashtë vendit, me të cilin kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale i njëjti kishte publikuar foto të viktimës edhe tek familjarët e viktimës, gjë që e kishte shty viktimën për tentim në veprimin e cekur. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin./InLajmi/