• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 19 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Vizita e Erdogan në Ukrainë, forcohet bashkëpunimi i industrisë së mbrojtjes

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
4 February 2022
në Bota
0 0
0
Vizita e Erdogan në Ukrainë, forcohet bashkëpunimi i industrisë së mbrojtjes
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Vizita e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Ukrainë të enjten thelloi bashkëpunimin e industrive të mbrojtjes të 2 vendeve. Forcimi i marrëdhënieve është pritur me kritika nga Moska, ndërkohë që forcat ruse vazhdojnë të grumbullohen pranë kufirit ukrainas.

Pasi nënshkroi marrëveshje me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy deklaroi se industritë e mbrojtjes dhe të aviacionit shërbyen si nxitja kryesore për këtë partneritet strategjik mes 2 vendeve.

Gjatë vizitës së zotit Erdogan në Kiev, u shpreh angazhimi për të zgjeruar prodhimin e droneve turke në Ukrainë dhe për të ngritur një qendër trajnimi të pilotëve të dronëve dhe një fabrikë.

Moska ka kritikuar me forcë shitjen nga Ankaraja të droneve turke për Ukrainën, të cilat u përdorën në tetor kundër rebelëve të mbështetur nga Rusia në rajonin Donbas. Por Asli Aydintasbas, studiues me Këshillin Evropian, thotë se edhe Turqia fiton së tepërmi nga thellimi i marrëdhënies me Ukrainën.

“Turqia i shet drone Ukrainës. Kjo është e vërtetë, megjithë rrezikun se ndonjëherë mund të zemërojë Vladimir Putinin”, tha zoti Aydintasbas. “Por tashmë ajo përfiton edhe njohuri shumë domethënëse nga industria ukrainase e mbrojtjes, në veçanti për prodhimin e motorëve. Kjo është diçka që i mungon industrisë shumë ambicioze të mbrojtjes së Turqisë, ndërkohë që Ukraina ishte një bazë e rëndësishme prodhimi gjatë epokës sovjetike”.

Ukraina është ndër vendet kryesore në botë për prodhimin e motorëve ushtarakë që përdoren për dronët, avionët reaktivë dhe për raketat, një trashëgimi kjo e kohës kur Ukraina ishte pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, thotë Petro Burkovskiy, studiues në Fondacionin për Iniciativat Demokratike në Kiev. Zoti Burkovskiy thotë se qasja tek kjo ekspertizë është vendosur në epiqendër të përplasjes mes fuqive ndërkombëtare.

“Kemi një fabrikë shumë të madhe, e cila gjatë epokës sovjetike dhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik, prodhonte motorë. Kinezët u përpoqën ta blinin këtë fabrikë dhe kontrata u pezullua nga Ukraina, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kundërshtuan pasi kjo do të rriste aftësitë ushtarake të Kinës”, thotë zoti Burkovskiy. “Po kjo fabrikë është pjesë kyçe e partneritetit Turqi-Ukrainë për të prodhuar drone dhe për të siguruar furnizimin me motorë për këto drone”.

Turqisë gjithashtu i nevojitet ekspertiza për të prodhuar avionët e saj luftarakë dhe dronët me motorë reaktivë. Një marrëveshje e rëndësishme Turqi-Pakistan për helikopterët ushtarakë dështoi rishtazi pasi Uashingtoni ka vendosur kufizime për përdorimin e motorëve amerikanë. Analisti i mbrojtjes Arda Mevlutoglu thotë se Ankaraja e shikon Ukrainën si një alternativë thelbësore përkundër furnitorëve perëndimorë të produkteve ushtarake.

“Turqia përpiqet të diversifikojë burimet e saj pasi tradicionalisht kompanitë prodhuese të mbrojtjes në Turqi kanë hasur në probleme për të siguruar teknologjinë dhe komponentët nga vendet perëndimore”, tha zoti Mevlutoglu. “Prandaj këta faktorë e bëjnë Ukrainën një alternativë shumë të rëndësishme, krahasuar me kompanitë prodhuese në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara”, shkruan VOA.

Thellimi i bashkëpunimit të Turqisë me industrinë ukrainase të mbrojtjes vazhdon të marrë kritika nga Rusia. Për momentin sidoqoftë, Ankaraja duket se është e gatshme të paguajë një çmim të tillë për të arritur qasjen tek ekspertiza ukrainase.

Tags: Recep Taiyp ErdoganTurqiaUkrainaVolodymyr Zelenskiy
Postimi i mëparshëm

Lista e plotë e nominimeve të Brit Awards 2022 - nga Adele te Dave

Postimi tjetër

Pse Antonio Rudiger akoma larg kontratës me Chelsea?!

Të ngjajshme Postime

Shpërthim në qendrën e trajnimit të policisë, tre të vdekur në Los Angeles
Bota

Shpërthim në qendrën e trajnimit të policisë, tre të vdekur në Los Angeles

18 July 2025
“Hape derën” – sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente
Bota

“Hape derën” – sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente

18 July 2025
U përplas për vdekje nga një makinë, shuhet në moshën 114 vjeçare vrapuesi më i vjetër i maratonës në histori
Bota

U përplas për vdekje nga një makinë, shuhet në moshën 114 vjeçare vrapuesi më i vjetër i maratonës në histori

15 July 2025
Putin raportohet se ka refuzuar ultimatumin e Trumpit – përgatitet për një ofensivë të re
Bota

Putin raportohet se ka refuzuar ultimatumin e Trumpit – përgatitet për një ofensivë të re

15 July 2025
Zelensky thotë se ka folur me Trumpin për ta falënderuar për mbështetjen e tij
Bota

Zelensky thotë se ka folur me Trumpin për ta falënderuar për mbështetjen e tij

14 July 2025
Dhunë dhe protesta kundër emigrantëve në Spanjë, arrestohen 8 persona
Bota

Dhunë dhe protesta kundër emigrantëve në Spanjë, arrestohen 8 persona

14 July 2025
Postimi tjetër
Pse Antonio Rudiger akoma larg kontratës me Chelsea?!

Pse Antonio Rudiger akoma larg kontratës me Chelsea?!

Lajmet e fundit

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

19 July 2025
Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

19 July 2025
Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

18 July 2025
Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

18 July 2025
Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

18 July 2025
Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18 July 2025
Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu