Deputetët e Kuvendit të Kosovës përveç privilegjeve që i kanë në mëditje, gëzojnë edhe subvencionim nga shteti për shpenzimet e karburanteve kur shkojnë në seanca apo komisione, shkruan InLajmi.
Gjatë ditës së djeshme është publikuar një tabelë, ku shihet se në 2 muaj, ligjvënësit kanë marrë qindra euro nga taksapaguesit për rrugën e bërë deri në punë.
Kjo çështje sipas analistit politik, Blerim Burjani duhet monitoruar.
“Kjo çështje duhet monitoruar dhe duhet të bëhet si zakonisht auditimi vjetor. Duhet rikujtuar se shpenzimet më herët ishin shumë të mëdha, por edhe kjo që ka ndodhur tash nuk duhet të lejohet, që të keqpërdoret paraja publike”,tha më tej Burjani.
Tutje, ai tha se nga përgjegjësit duhet të ndalet kjo praktikë që deputetët të paguhen për karburante edhe pse jetojnë në Prishtinë.
“Nëse keqpërdoret në mënyrë të vazhdueshme, qytetarët nuk duhet të paguajnë karburante për tu vozitur 120 deputetët e Kuvendit, duhet të ndalohet kjo dukuri”,tha ai. /InLajmi/