Athletic Bilbao ka bërë befasinë, duke arritur të eliminojë Real Madridin nga Kupa e Mbretit.
Vendasit triumfuan me rezultat 1 – 0, gol që shënuan në fundin e takimit.
Ndeshja ishte e baraspeshuar, me mysafirët që dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes.
“Los Blancos” rrezikuan gjatë tërë kohës, por nuk i konkretizuan rastet.
Ishte fundi i takimit dhe kur mendohej që ndeshja do shkonte në vazhdime, Alex Berenguer pranoi një top të shkëlqyer nga Dani Garcia dhe në mënyrë fenomenale e konkretizoi në rrjetë (89′), transmeton Indeksonline.
Kësisoj, Bilbao i ‘hakmerret’ për finalen e Superkupës së Spanjës dhe prek gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.