Për shpenzimet e mëdha të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, para të shtetit për karburante ka reaguar së fundmi edhe deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati, përcjell InLajmi.
Deputeti Kastrati, në theks të veçantë ka komentuar shpenzimet që ka bërë deputetja e LVV-së, Yllza Hoti e cila sipas publikimeve që kanë dalë në medie ka shpenzuar 810 euro, para të shtetit për karburante, derisa jeton në Prishtinë.
Ai ka ironizuar me ‘ndryshimet’ siç kanë pretenduar të Lëvizjes Vetëvendosje, premtime të thëna kaherë ndërsa në vija të trasha ka treguar se sa shpenzon ai dhe me çka udhëton.
Ironizmimi i Kastratit ka shkuar edhe më tej kur ka pyetur se nga i bie deputetja e LVV, Hoti kur vjen në Kuvend, nga Tirana apo Shkupi.
Lidhur me harxhimet e deputetes Hoti, Kastrati tha se duhet t’i vijë marre. Kjo pasi që sipas tij ka bërë gjakderdhje financiare me paratë e taksapaguesëve të këtij shteti.
E derisa ka theksuar se u kënaqën qytetarët me ‘ndryshimet’ e Kurtit, ai theksoi se ka ende ka ‘risi’ për të parë.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Miq,
UNË JETOJ NË PRISHTINË. DEPUTETJA E VV-së YLLZA HOTI (SIPAS RAPORTIMIT TË MEDIAVE PO JETOJKA NË PRISHTINË). UNË PA VETURË, AJO PA VETURË. UNË 70 EURO NË MUAJ I SHPENZOJ TAXI ME SHKU NË KUVEND ( NGA XHEPI IM), AJO 810 EURO NAFTË NGA XHEPI I SHTETIT. KUSH O HAJNI KËTU?
HAJDE NDRYSHIM HAJDE.
Familja ime, miq të afërt, kolegë dhe ju që më keni parë gjatë fushatës zgjedhore e dini që unë nuk kam veturë ( madje prej vitit 2015) .
Meqenëse nuk kam veturë, ndonjëherë përdori taxi e ndonjëherë autobus për me shku në punë.
P.sh për ligjërata në universitet shkoj në këmbë, ndërsa kur ka shi e borë shkoj me taxi ose më merr ndonjë kolegë.
Për shkak që Kuvendin e kam pak ma larg aty shkoj me taxi. Nga shtëpia ime deri në Kuvend shpenzoj 7 euro në 2 drejtimet. Pra, i bie që për pjesëmarrje në komisione dhe në seancat e kuvendit nuk shpenzoj në total më shumë se 70 deri 80 euro në muaj taxi. Po të kisha veturë personale do ta kaloja edhe më lirë me buxhetin tim, diku me 20 euro karburant në muaj. Deputetja e VV-së paska shpenzu 810 euro naftë nga buxheti i shtetit.
Kolegëve deputetë që jetojnë jashtë Prishtinës ju lejon legjislacioni karburantin, mirëpo kësaj koleges nga VV (që siç raportuan mediat po jetojka në Prishtinë) ju paskan desht me i shpenzu 810 euro karburante prej Prishtinës në Prishtinë….se kuvendi është në Prishtinë. Nuk e di kah i ka ra kjo kah Tirana a kah Shkupi për me ardhë në Kuvend.plus nuk paska veturë. Ndoshta ka trotinet me naftë.
Unë nuk po du me bë modestin këtu, por unë p.sh. nuk kam harxhu as edhe një cent nga meditjet e kuvendit për udhëtime zyrtare jashtë vendit, si dhe nuk kam shku me marrë maksimumin e meditjeve nëpër komisione në Kuvend kur kam vlerësu se nuk mund të jap kontribut për tema të caktuara. Rroga ime e kuvendit prandaj ka lëviz diku te 1.350 euro ( në 2 apo 3 raste dikun te 1.580 euro) . Në ASNJË muaj unë nuk kam arritur maksimumin e meditjeve të cilat mund ta rrisin rrogën deri në 2.000 euro në muaj. Madje nuk i kam shfrytëzu ende as disa të drejta të tjera që më takojnë p.sh siç është pasaporta diplomatike ( sepse skam pas udhëtim zyrtar dhe për udhëtime private skam nevojë për pasportë diplomatike). Kurse për karburante të kuvendit as që bëhet fjalë.
Ky pra është ” hajni” i PDK-së.
Kjo çfarë ka shpenzu deputetja e VV-së nuk është hajni. A e dini pse, sepse kjo është anëtare e VV-së. Për me qenë hajn (sipas helmimit të Albinit ) duhet ti takosh një partie tjetër.
Marre. Deputetja e VV-së me naftë paska bërë gjakderdhje financiare me paret e taksapaguesëve të këtij shteti. Siç do të thoshte Kurti në të kaluarën me këto 810 euro kanë mund me u ndihmu disa pensioner, kanë mund me u ushqy disa fëmijë të invalidëve të luftës, disa raste sociale, disa fëmije të policëve, arsimtarëve e plot kategorive tjera.
U kënaqem me ndryshimet.
Urime ” ndryshimi”.
SKENI PARË GJË AKOMA./InLajmi/