Kamermani i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online” këtë të enjte derisa po kryente punën e tij në hapësirat e AKP-së është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa para pak minutash ai është liruar, përcjell InLajmi.
Lirimin e kameramanit e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Vesel Gashi.
“Kameramani i arrestuar gjatë ditës së sotme pas intervistës së dhënë në stacionet e Policisë është liruar për procedurë të rregullt. Ai është arrestuar për shkak të pengimit në punë”,ka thënë Gashi./InLajmi/