• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 6 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Haradinaj: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi do të arrihet brenda këtij viti

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
1 February 2022
në KRYESORE
0 0
0
Haradinaj: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi do të arrihet brenda këtij viti
0
SHPERNDARJE
47
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj beson se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të arrihet brenda këtij viti.

Duke folur për takimin e sotëm me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se në këtë takim është biseduar për dialogun dhe procesin e mëtutjeshëm.

“Në takimin që e kemi zhvilluar sot me Escobar, ambasadorin Hovenier dhe përfaqësuesin e BE-së, Lajçak u diskutua kryesisht dialogu, çështjet e hapura, temat që na presin lidhur me procesin më tutje. Shfrytëzova po ashtu mundësinë t’i falënderoj për faktin se kemi një vizitë të përbashkët të një të ngarkuari kaq të lartë siç është Escobar dhe atij të BE-së, diçka që ne si Aleancë e kemi kërkuar ndër vite, dhe besoj se ky është një tregues i mirë sepse Amerika është shumë më direkt në temë. Jemi në atë fazën kur duhet ratifikuar cilëndo çështje të hapur të mbetur, të ndërsjellë për t’i përmbledhur ato në një marrëveshje finale, obligative-ligjore, gjithëpërfshirëse për njohje reciproke Kosovë-Serbi me kufijtë ekzistues, në respektim të integritetit territorial dhe të sovranitetit si dhe të rendit kushtetues dhe politik. Tani duhet rënë dakord për të gjitha temat. Tani kërkohet të gjitha çështjet të përmbledhen në një marrëveshje finale dhe jam i bindur se po shkohet drejt fazës së marrëveshjes finale”, ka thënë Haradinaj në RTK.

Ai ka thënë se tani situata është më ndryshe dhe po kërkohet që të përfshihen të gjitha çështjet dhe jo vetëm çështja e asociacionit dhe të shkohet drejt marrëveshjes finale.

“Çështja e Asociacionit është e hapur, por ajo që na gëzon është fakti se bëhet fjalë për respektim të rendit kushtetues, integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit. Ajo që është me rëndësi janë qëndrimet zyrtare të Amerikës, e tani së fundmi këto qëndrime ishin mjaft të qarta edhe nga i ngarkuari i BE-së për dialogun, Lajçak, ku tha se marrëveshja përfundimtare synon njohjen reciproke Kosovë – Serbi. Rendi kushtetues dhe politik do të ruhet dhe nuk do të ketë pushtet të tretë. Pra, Kosova tani mundet me një siguri më të madhe të ecë përpara. Kosova s’ka obligim për asociacion jo kushtetues”, ka nënvizuar Haradinaj.

I pyetur nëse është synim dhe e sheh të mundshme arritjen e një marrëveshje brenda këtij viti, Haradinaj është shprehur optimist.

“Është pritje reale, është e mundshme dhe besoj se mund të arrihet këtë vit marrëveshja për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kufijtë ekzistues. Mendoj se Perëndimi, në këtë rast sidomos Uashingtoni i ka dhënë mjaft kohë Serbisë për më shumë se dy dekada për këtë. Kosova asnjëherë s’ka qenë pengesë e dialogut. Kosova çdo herë ka qenë e gatshme për marrëveshjen finale. Mendoj se edhe Serbisë mos përmbyllja e kësaj marrëveshje i kushton në perspektivën evropiane dhe sidomos në aspektin ekonomik”, është shprehur Haradinaj.

Tags: Dialogu Kosovë-SerbiGabriel EscobarMiroslav LaçakRamush Haradinaj
Postimi i mëparshëm

Vllahiu: Porosia e Lajçakut dhe Escobarit ishte që dialogu të kthehet në binarë!

Postimi tjetër

Haziri: Escobar i jep më shumë garanci Kosovës

Të ngjajshme Postime

LDK: Presim vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese për të shmangur bllokadën institucionale
KRYESORE

LDK: Presim vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese për të shmangur bllokadën institucionale

5 August 2025
Gashi: Brenda 3 ditësh dihet a do të ketë stabilitet apo zgjedhje të reja
KRYESORE

Gashi: Brenda 3 ditësh dihet a do të ketë stabilitet apo zgjedhje të reja

5 August 2025
Buja: Presidentja e ka në kompetencë shkarkimin e gjyqtarëve nëse e sheh si rrezikshmëri për sigurinë kombëtare
KRYESORE

Buja: Presidentja e ka në kompetencë shkarkimin e gjyqtarëve nëse e sheh si rrezikshmëri për sigurinë kombëtare

5 August 2025
Osmani për protestën e veteranëve: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, po përdoren prova të falsifikuara nga Serbia
KRYESORE

Osmani për protestën e veteranëve: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, po përdoren prova të falsifikuara nga Serbia

5 August 2025
Xhaferi: Albin Kurti në çdo periudhë të Kosovës ka qenë kundërshtues i proceseve
KRYESORE

Xhaferi: Albin Kurti në çdo periudhë të Kosovës ka qenë kundërshtues i proceseve

4 August 2025
VIDEO / Vërshohet nënkalimi që ende s’është përuruar në Malishevë
KRYESORE

VIDEO / Vërshohet nënkalimi që ende s’është përuruar në Malishevë

4 August 2025
Postimi tjetër
Haziri: Escobar i jep më shumë garanci Kosovës

Haziri: Escobar i jep më shumë garanci Kosovës

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 6 gusht ndër vite?

6 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 6 gusht ndër vite?

6 August 2025
Speca në ajkë – Tradita e mrekullueshme e sofrës shqiptare

Speca në ajkë – Tradita e mrekullueshme e sofrës shqiptare

6 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira lokale – Temperaturat do të fillojnë të rriten përsëri

6 August 2025
Ke rënë në dashuri me një person apo është thjesht një iluzion?

Ke rënë në dashuri me një person apo është thjesht një iluzion?

6 August 2025
LDK: Presim vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese për të shmangur bllokadën institucionale

LDK: Presim vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese për të shmangur bllokadën institucionale

5 August 2025
Një influencuese ruse theu shpinën pasi u përpoq të bënte një trend duke qëndruar me taka mbi një kavanoz

Një influencuese ruse theu shpinën pasi u përpoq të bënte një trend duke qëndruar me taka mbi një kavanoz

5 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu