Evropa ka përjetuar periudha të rënda të thatësisë dhe nxehtësi ekstreme që nga viti 2015, gjë që ka shkaktuar thatësira të mëdha, transmeton InLajmi.
Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Kembrixhit shqyrtoi gjendjen e thatësisë në Evropën Qendrore.
Sipas EurekAlert, ata zbuluan se periudhat e thata janë një rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, shkruan Best Life.
Gjatë vitit të kaluar apo më shumë, ne kemi parë ndryshimet më të këqija të klimës: zjarret në Kaliforni dhe Australinë lindore, përmbytjet e zgjatura në Kinë, nxehtësia rekord në Evropë, valët vdekjeprurëse të të nxehtit. Kërcënimi i ndryshimeve klimatike është më serioz se kurrë. /InLajmi/