Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, së fundmi ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell InLajmi.
Lidhur me deklaratën e Hoxhajt ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, Arlind Manxhuka nga LVV.
Manxhuka ia ka rikujtuar Hoxhajt se qeveria e tij e ka hedhur themelimin e Asociacionit në prill të vitit 2013, derisa thotë se tek tash i është rikujtuar kjo marrëveshje.
Postimi i plotë i tij:
Sot, Enver Hoxhaj paska thënë se Asociacioni duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi për njohje reciproke. Ndërkaq qeveria e tij e ka hedhur themelin e Asociacionit në Prill të vitit 2013. D.m.th pas 9 vitesh kur nënshkruan marrëveshjen themel të Zajednicës i ka rënë ndërmend të bëjë strategji se si e kur duhet të bëhet ai./InLajmi/