Në fshatin Stanishor të komunës së Novobërdës, sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se shoferi i një veturë me targa 06 ka humbur drejtimin dhe si pasojë e kësaj është rrokullisur së bashku me 4 anëtarë të tjerë të familjes, përcjell InLajmi.
Si pasojë e kësaj në këtë aksident ka humbur jetën një person i moshës 22 vjeçe.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, rajoni i Gjilanit, ndërsa ka shtuar se personat e lënduar nga ky vetaksident janë dërguar për trajtim mjekësorë në Spitalin Rajonal të Gjilanit. /InLajmi/




















