Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se është takuar me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në ambsadën e SHBA-ve në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimet politike në vendin tonë si dhe rolin e PDK-së si udhëheqëse e opozitës në Kosovë,
Tutje Memli ka theksuar se PDK-ja e mbështetë dialogun për marrëveshjen mes Kosovës- Serbisë, që siguron njohje të ndërsjellë mes 2 vendeve./InLajmi/