Emisari i BE-së në Kosovë, Miroslav Lajçak, të hënën është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell InLajmi.
Lajçak, pas këtij takimi ka bërë të ditur se është biseduar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
“Në Kosovë, së bashku me Emisarin Escobar takova presidenten Vjosa Osmani me të cilën përpos çështjeve tjera u pajtuam në nevojën për të përshpejtuar punën për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur”, ka shkruar ai.
Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar.
Përveç presidentes Osmani, Lajçak dhe Escobar të hënën u takuan edhe me kryeministrin Kurti, ku biseduan për procesin e dialogut Kosovë-Serbi./InLajmi/