Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Programin e Shpenzimeve të Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2022 në shumën 2.240 milionë euro.
Për shkak të gjendjes në RTK, kryetari i Komisionit Armend Muja theksoi është miratuar projeksioni i shpenzimeve të RTK-së për 3 mujorin e parë të këtij viti.
Ndërkohë, sipas Mujës, të mërkurën e ardhshme do të diskutohet në këtë komision projeksioni i përgjithshëm për të gjithë vitin 2022 dhe raporti për vitin 2021.
Para Komisionit, sot ka raportuar kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini i cili tha se projeksioni buxhetor për vitin 2022 është 8. 960 mijë euro përkundër që në projeksionin e parë ishin 11.960 mijë euro, përcjell Kosovapress
“Kështu që ne si bord kemi kërkuar menjëherë të bëhen shkurtimet buxhetore, të bëhet buxheti me paratë që i kemi në dispozicion, sepse përndryshe rrezikonim për t’u futur në borxh 2. 400 mijë euro. Pastaj, kemi insistuar te projeksioni për t’i bërë komente dhe disa rekomandime për t’i hequr disa shpenzime, me i shtuar linja të reja brenda këtyre mundësive buxhetore që i kemi pasur”,tha ai.