Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti derisa ka bërë homazhe këtë të hënë te shtatorja e heronjvë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, është pyetur lidhur me krizën energjetike, gjegjësisht propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend, raporton InLajmi.
Kryeministri Kurti ka thënë se deri në orën 16:00 të ditës së sotme do të ketë mjaftueshëm komente ZRRE-ja në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë krizë energjetike. Ndërkaq në anën tjetër ai theksoi se jo vetëm zgjidhje ideale por as zgjidhje optimale nuk ka.
Tutje ai tha se nuk është e mundur të mos ketë as subvencionin, as shkyçje, as shtrenjtim të energjisë elektrike.
“Duhet të marrim parasysh sa më shumë faktorë dhe bashkërisht të dalim nga kjo situatë e që nuk jemi me fajin tonë. Në anën tjetër kemi më shumë se 2 dekada që kemi pasur zhvatje në KEK dhe mos investim në kapacitete të tjera dhe mirëmbajtje në ato ekzistuese të cilat sikur të ishin bërë si duhet nuk do të na lejonin të gjendemi në këtë situatë në të cilën jemi ne sot”,theksoi Kurti
E raporti i ZRRE-së sipas tij nuk është mere ose leje, por nuk është as final e as fatal.
“Shpresoj që pas komenteve që duhet të dorëzohen sot para orës 16 tek ZRRE-ja, të kemi një vendim meritorë”,tha Kurti.
Ndryshe, ditë më parë PSD ka mbajtur një protestë, ku kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve për të kundërshtuar propozimin e ZRRE-së lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. /InLajmi/