Rafael Nadal ka thyer rekordin si tenisti me më së shumti çmime Grand Slam në histori, gjithsej 21.
Tenisti spanjoll, 35-vjeçar, ka fituar në turneun Australian Open të dielën, pas përballjes me tenistin rus, Daniil Medvedev.
Gara ka zgjatur për pesë orë dhe 24 minuta.
Kjo ka qenë finalja e 2-të më e gjatë në Austalian Open, pas asaj kur tenisti serb Novak Gjokoviq ka mposhtur Nadalin pas 5 orësh e 53 minutash më 2012.
Nadal tani ka një çmim Grand Slam më shumë sesa rivalët e tij, zvicerani Roger Federer dhe serbi Novak Gjokoviq, shkruan REL.
Së bashku ata njihen si Treshja e Madhe.