Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, po ofron mbështetje kundrejt filmit që tanimë e sa kohë ka marrë vëmendjen e publikut mbarë botën, përcjell InLajmi.
Film ky me regji të Blerta Bashollit e që në rol kryesor e ka aktoren e njohur kosovare, Yllka Gashi, ky produkt kosovar po përqafohet nga shumë vende të botës historia e filmit po prek thellë publikun.
Ndërsa Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, se fundmi kanë duartrokitur të arriturat e filmit, duke e radhitur të parin në historinë e Sundance që arriti të marrë 3 çmime ndër më të mirat.
Kurse është cekur fakti që filmi mund të bëhet pjesë në kategorinë Oscar dhe jo vetëm por ndër pretendentet e parë.
Postimi i plotë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë:
Jo vetëm që “Zgjoi” u bë filmi i parë në historinë e Sundance që fitoi 3 çmimet më të mira në garën botërore të kinemasë, por tani ka një shans të madh për t’u bërë pretendenti i parë i Kosovës për Oskar në kategorinë më të mirë ndërkombëtare të filmit. /InLajmi/