St Gallen ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Lausanne me rezultat 1 – 5.
Ndër futbollistët që shënoi ishte edhe mesfushori kosovar, Bastien Toma, për të cilin gjithashtu ishte debutimi të skuadra zvicerane.
Toma para disa ditëve iu bashkua Gallen nga skuadra belge, Genk, derisa në ndeshjen e parë arriti të shënoi në kohën shtesë (90+2).
Pas një topi të kthyer, Toma arriti ta dërgoi topin në rrjetë, shkruan Lajmi.net.
Ndërkohë, St Gallen vazhdon të luftojë për mbijetesën në Superligën e Zvicrës. Sa i përket Tomës, ai ende nuk ka vendosur nëse do vazhdojë ta pres Zvicrën, apo të pranojë ftesën e Kosovës.