Rafael Nadal ka triumfuar në finalen e madhe të Australian Open duke u bërë tenisti i parë që fiton 21 tituj Grand Slam.
Tenisti spanjoll është përballur në finalen e sotme ndaj rusit Danil Medvedev ku fitoi me rikthim 3:2.
Fituesi i finales së sotme u shpall pas vetëm pesë seteve të zhvilluara, të cilat u mbyllën për 5 orë.
Kështu, me triumfin e sotëm, Nadal fiton titullin e tij rekord të 21-të të Grand Slamit, shkruan FrontOnline.
Ai ka lënë pas vetes Roger Federer dhe Novak Xhokoviq me nga 20 tituj.
