Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka rënë dakord të shërbejë një mandat të 2-të pasi partitë e koalicionit nuk arritën të bien dakord për një kandidat kompromisi për postin.
80-vjeçari doli si zgjedhja më e njohur pas gjashtë ditësh votime shpesh të tensionuara në Romë.
Ai kishte shprehur dëshirën për të lënë detyrën, por mediat vendase raportuan se kryeministri Mario Draghi e kishte bindur të qëndronte për “stabilitetin” e Italisë.
Mattarella pritet të rizgjedhet zyrtarisht më vonë të shtunën, shkruan BBC.
Duke shpallur vendimin e Mattarella-s për të qëndruar në detyrë, ministrja për Çështjet Rajonale, Mariastella Gelmini përshëndeti “ndjenjën e përgjegjësisë dhe lidhjen e tij me vendin dhe institucionet”, transmeton Telegrafi.
Partitë në koalicionin qeverisës të Italisë ranë dakord ta rizgjedhin atë të shtunën pasi 7 raunde votimi dështuan për të zgjedhur një kandidat alternativ dhe zbuluan ndarje të thella në qeverinë e koalicionit të Draghi.