5 viktima dhe 1.615 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësië së Shqipërisë, ka bërë me dije se nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë Covid-19, 3 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, një qytetare nga Fieri 77 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 94 vjeç, përcjell oranews.tv.
Ndërkohë bëhet me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në: Tiranë me 719 raste, nga 65 qytetarë në Shkodër, Vlorë, 62 në Berat, 57 në Lushnje, nga 53 qytetarë në Fier, Durrës, 51 në Sarandë, 47 në Gjirokastër, 32 në Elbasan, 31 në Kurbin, 26 në Pogradec, nga 20 qytetarë në Kuçovë, Vorë, 18 në Dimal, 17 në Korçë, 16 në Kamëz, 15 në Lezhë, nga 14 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, 13 në Mirditë, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Mallakastër, nga 11 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Përmet, Konispol, Krujë, 9 në Devoll, nga 8 qytetarë në Peqin, Memaliaj, Selenicë, nga 7 qytetarë në Divjakë, Delvinë, nga 6 qytetarë në Poliçan, Malësi e Madhe, nga 5 qytetarë në Shijak, Dibër, Mat, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Librazhd, Himarë, Has, Pukë, nga 3 qytetarë në Kukës, Këlcyrë, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Roskovec, Bulqizë, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Klos, Libohovë, Maliq, Belsh.