Ditë më parë Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin për pagesën, gjegjësisht shtesës prej 10% për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik, përcjell InLajmi.
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka njoftuar se kjo pagesë do të dalë me pagën e muajit shkurt.
Ndërkohë në mënyrë retroaktive shtesa prej 10% do të dalë së bashku edhe për muajin janar 2022.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr.09/56, për pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro për punonjësit e sektorit publik deri në 6 muaj, përkatësisht për periudhën janar-qershor 2022 për shkak se agregimi i të dhënave për një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës nga dhjetëra organizata buxhetore do të marr një kohë.
Pagesa e 10% të pagës bazë, do të bëhet me pagën e muajit shkurt, në mënyrë retroaktive edhe për muajin janar 2022. /InLajmi/