Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të moshës 53-vjeçare në Mitrovicë, përcjell InLajmi.
Ky person sipas Policisë dyshohet se ka falsifikuar dokumente.
Dënimin me burg për të dyshuarin e kanë zëvendësuar me gjobë, ku kanë paguar para për të mos qëndruar në burg.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Jug Mitrovicë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Sot me datë 28.01.2022, rreth orës 11:10, në rrugën “Vëllezërit Dragaj”, i dyshuari A.I., 53 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr. 1228/19, për veprën penale ,,Falsifikim i dokumenteve’’.
Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, pasi që dënimi me burg ka qenë i zëvendësuar me gjobë, pala ka paguar gjobën e përcaktuar me ligj./InLajmi/