Monitoruesi i cilësisë së ajrit që është i vendosur në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë raporton për cilësinë e ajrit në kryeqytet.
Ky monitorues tregon që cilësia e ajrit sot është e pashëndetshme për njerëzit e ndjeshëm.
Nga matjet e këtij monitoruesi në ora 9 të paradites, cilësia e ajrit është 126 që është i pashëndetshëm në Indeksin e cilësisë së ajrit, raporton gazeta Express.
Matjet që i bën ky monitorues publikohen çdo një orë në rrjetin social Twitter të Ambasadës amerikane në Prishtinë.