Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur ka godit me thikë një person të moshës madhore në Bresanë të Dragashit, përcjell InLajmi.
Personi i lënduar është dërguar në QMF e këtij fshati, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Se çka ishte shkak i këtij rasti, njësitet policore janë duke hetuar më tutje
“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje te oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshme. Njësitet po mirren rastin”, bëri të ditur Gashi./InLajmi/