Dy prej artistëve më të njohur dhe më të suksesshëm në vendin tonë kanë sjellur këngën ‘2MIN’.
Meda dhe Sinan Vllasaliu kanë bashkuar forcat e tyre për projektin e ri muzikor.
Kënga e re është vizuelizuar edhe me videoklip i cili u realizua nga ‘BUG Production’, për tekstin e këngës u kujdes tekst shkruesi Ilir Berani , orkestimi nga Virusi ndërsa beat nga Granit Gashi.
Tashmë kënga ‘2MIN’ gjendet në kanalin ‘Youtube’ dhe padyshim pritet të pëlqehet nga adhuruesit e shumtë të të dy artistëve sidomos tani në kuadër të festave të fundvitit. /InLajmi