Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se gjatë 24 orëve janë shënuar 1.562 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 6 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit: një qytetare nga Kruja 65 vjeçe, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 67-73 vjeç, një qytetare nga Kavaja 71 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Elbasani 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Aktualisht në spitalet për koronavirus po marrin trajtim 127 pacientë, 9 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.
Në të gjithë vendin janë 23 mijë e 419 pacientë aktivë, ndërsa 1642 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve, duke e çuar numrin e të shëruarve në 225 mijë e 835 që nga fillimi i epidemisë, përcjell Top Channel.
Në 24 orët e fundit janë kryer 5.779 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 1.562 qytetarë, në këto bashki: 671 në Tiranë, 69 në Vlorë, 66 në Shkodër, 62 në Berat, 59 në Durrës, 54 në Gjirokastër, nga 50 qytetarë në Fier, Lushnje, 34 në Elbasan, 32 në Sarandë, 26 në Kamëz, 25 në Kuçovë, nga 24 qytetarë në Korçë, Krujë, 20 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Pogradec, nga 15 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, nga 14 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Tepelenë, Gramsh, nga 12 qytetarë në Kukës, Divjakë, nga 11 qytetarë në Peqin, Devoll, Patos, 10 në Tropojë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Delvinë, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, 6 në Dibër, nga 5 qytetarë në Shijak, Belsh, nga 4 qytetarë në Librazhd, Libohovë, Has, nga 3 qytetarë në Pukë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Poliçan, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Finiq, Maliq, Prrenjas.