Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës e cila po vazhdon të mbahet.
Përveç Hajdarit, me koronavirus është infektuar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili nuk ka mundur të jetë prezent në seancën e Kuvendit./InLajmi/