Çështja e energjisë elektrike në Kosovë është bërë temë diskutimi, sidomos kohëve të fundit kur edhe liderët politik kanë filluar të ironizojnë me ngjarjen, përcjell InLajmi.
Se fundmi një gjë të tillë e ka bërë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ku ka kërkuar disa favore nga Zyra Rregullative e Energjisë.
Balje ka kërkuar që boshnjakeve t’iu mundësohet mos ngritja e çmimit të energjisë elektrike, pasi që kohëve të fundit flitet së në veri të Kosovës nga serbët nuk ka ngritje çmimesh.
Postimi i plotë i saj:
ZRRE- a ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, ne nuk e kemi komunën tonë, por nuk ka lidhje!
Thjesht po pyes!
Nese mundet për ata hajde pak për ne! /InLajmi/