Kosova në indeksin e antikorrupsionit që u publikua sot nga organizata ‘Transparency International’, u tha se ka arritur progres në luftimin e korrupsionit, ndërsa lidhur me këtë ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përcjell InLajmi.
Sveçla deklaroi se qeverisja aktuale menjëherë me të marrë pushtetin është zotuar se do ta luftojnë korrupsionin, derisa këtë premtim e ka mbajtur ku vetëm gjatë këtyre muajve ka ndërmarrë shumë aksione në kuadër të kësaj lufte.
“Progresi i shënuar në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit nuk është i rastësishëm, por rezultat i lëvizjeve konkrete në terren”,tha ai.
Më tej ai theksoi se qeverisja aktuale do ta luftojë krimin në çdo cep të Kosovës dhe në secilën skutë kudo ku ndodhet.
Postimi i plotë i tij:
Që në ardhje të kësaj qeverie jemi deklaruar se do të luftojmë pa kompromis kriminalitetin dhe korrupsionin në vend.
Gjatë këtyre muajve kemi publikuar shumë aksione e veprime në kuadër të kësaj lufte për të ndaluar ilegalitetin dhe krimin në vend. Progresi i shënuar në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit nuk është i rastësishëm, por rezultat i lëvizjeve konkrete në terren.
Shpreh mirënjohjen time për gjithë akterët institucional të angazhuar në luftim të krimit dhe korrupsionit me zotimin që do të mbesim të përkushtuar për bashkëpunim maksimal, që këto suksese të mos stagnojnë dhe që Kosova të bëhet vend i jetueshëm, i qetë dhe i sigurt për të gjithë.
14 shkurti ka qenë përcaktim i qartë i popullit të Kosovës që Kosova të ndërrojë kursin e vlerave dhe orientimeve qeverisëse dhe një gjë e tillë po ndodh. Nuk do të kthehemi më aty ku ishim te krimi, korrupsioni e klientelizmi. Do ta luftojmë krimin në çdo cep të Kosovës dhe në secilën skutë kudo ku ndodhet ai./InLajmi/