Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur lajm të mirë progresin e shënuar të Kosovës në indeksin e antikorrupsionit që u publikua sot nga organizata ‘Transparency International’, përcjell InLajmi.
Madje sipas këtij raporti të cilin e ka prezantuar KDI, është thënë se nëse gjithçka shkon si duhet atëherë shumë shpejt Kosova do të jetë lidere sa i përket luftimit të korrupsionit.
Ambasadori Rohde ka deklaruar se është inkurajuese që më në fund Kosova ka filluar ta luftojë seriozisht korrupsionin.
“Me të vërtetë lajme të mira. Kosova ka shënuar përparim të dukshëm në luftimin e korrupsionit. Në indeksin e ‘Transparency International’, Kosova ka shënuar ngritje për 17 vende, tani ndodhet në vendin e 87. Inkurajuese Kosova më në fund ka filluar t’i shndërrojë fjalët në vepra për ta luftuar seriozisht korrupsionin. Vazhdoni. Kosova ka përkrahjen e plotë të Gjermanisë”,ka shkruar ai./InLajmi/