Mbrëmjen e sotme në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka ndodhur një shpërthim me tritol, përcjell InLajmi.
Menjëherë pas pranimit të lajmit kanë filluar edhe reagimet në lidhje me rastin, nder të parët që ka reaguar ka qenë i pari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku sipas tij ngjarja e sotme tregon degradimin e një pushteti të korruptuar.
Sipas Bashës veprime të tilla kanë qëllim vetëm të zaptojnë çdo mjete dhe institucion, njëjtë siç ndodhi rasti i sotëm.
Postimi i plotë i tij:
Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka. /InLajmi/