Qytetarët po rrezikohen duke e kaluar rrugën në Veternik te “Albi Mall”, në mungesë të nënkalimit dhe mbikalimit, shkruan InLajmi.
E kjo po i shtyn ata që të kalojnë rrugën në mënyrë të rrezikshme duke kaluar pengesat anësore.
E duke qenë se qarkullimi i veturave në këtë pjesë është shumë i madh edhe rrezikshmëria është e madhe për qytetarët, të cilët detyrohen të kalojnë rrugën në këtë mënyrë.
Nuk dihet ende nëse Komuna e Prishtinës do të marrë ndonjë iniciativë për të rregulluar këtë problem që po hasin çdo ditë qytetarët e Prishtinës. /InLajmi/