Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se gjithë politika në vend e ka fajin për gjendjen që Kosova është tani në kohët e fundit, raporton InLajmi.
Sipasj tij është dështim 20 vjeçar vije nga keq bërja politik, ai ka quajtur të dështuar secilin nga qeveritarët dhe deputetët këtu duke e përfshire edhe vetën e tij, ndërtimi termocentraleve nuk është bërë tani por para 60 viteve.
“Unë kam bindjen që të gjitha partitë politike duhet të pajtohen me diçka. Kemi dështuar, dhe faji është i secilit prej nesh. Nëse ne sot flasim për termocentralet që janë ndërtuar në vitet ’60, ’70, dhe i kemi edukuar njerëzit në Kosovë se çka është kazani, a ka rrjedhje në kazan, tash së fundmi se çka është bojleri, çka është filteri, çka është lopata – po ky është tmerri i politik-bërjes 20-vjeçare në Kosovë”, ka thënë Selmanaj.
Selmanaj ka përmendur dështimet duke filluar nga projekti Bilfinger, Kosova e Re, Contour Global e tash se fundmi po dështon edhe projekti me gazin.
“Ka dështu Projekti Bilfinger, ka dështu Projekti i Kosovës së Re, ka dështu projekti i Contour Global-it, dhe tash po dështoni edhe me gazin”, shtoi ai.
Deputeti nuk ka lënë pa faj as qeverisjen aktuale, e që sipas tij gjithë politikaneve duhet të iu vijë turp nga njerëzit që i kanë zgjedhur të jenë këtu e që nuk po bëhet asgjë për ta.
“Dhe nuk jeni pa faj Lëvizja Vetëvendosje – pothuajse për të gjitha këto me orë të tëra keni organizuar konferenca për media për t’i kundërshtuar këto dhe si përfundim, emëruesi i përbashkët është që të gjithë neve duhet me na ardh trup si klasë politike ndaj njerëzve që na kanë zgjedhë këtu”, tha Selmanaj. /InLajmi/