Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në seancën që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës lidhur me propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë ka thënë se mos puna për një zgjidhje lidhur me këtë çështje tregon se mohimi i kësaj çështje shkakton dëm, raporton InLajmi.
“Refuzimi i kësaj teme për rritjen e çmimeve të energjisë tregon frikën e juaj. Është vendim i padrejtë, diskrimunes e dënues ndaj një grupi. Mohimi i krizës, natyrisht se shkakton dëme”,tha Abdixhiku.
Lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti të dhënë ditë më parë lidhur me këtë çështje, Abdixhiku tha se ku i merr paret shteti, është dashur këtë pyetje t’ia bëj vetes qysh në muajin tetor.
“A e dini pse ne rajon nuk kanë rritje të madhe të energjisë, sepse ata janë marrë shumë më herët me këtë problem. Ky Kuvend duhet të refuzojë propozimin e ZRRE-së për energjinë elektrike. LDK e kundërshton propozimin e tanishëm, që është diskriminues në trajtim, i papërballueshëm një javë nga sot. Kërkojmë mbështetje të krejt deputetëve dhe do t’i japim në fund rekomandimet nga kjo për këtë rezolutë”,tha Abdixhiku./InLajmi/


















