Një vjedhje jo fort e zakonshme ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, gjegjësisht në rrugën “Shpëtim Robaj”, përcjell InLajmi.
Kjo bazuar në raportimet e Policisë ku zakonisht hasim në vjedhje të shtëpive, lokaleve e të tjera vende, por jo shumë shpesh vjedhje në vetura.
Një ankuese femër ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë hapur veturën e saj dhe ia kanë vjedhur një çantë dore.
Më tej, siç raporton Policia në raportin e saj 24 orësh, bëhet me dije se në çantën e vjedhur ka pasur dokumente personale, derisa ky rast është në hetime.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Vjedhje e rëndë
Rr. Dr. Shpetim Robaj, Prishtinë, 23.01.2022 – 10:50. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur, me forcë kanë hapur veturën e saj dhe kanë vjedhur një çantë dore, ku kishte dokumente personale. Rasti është duke u hetuar. /InLajmi/