Rep artisti i njohur shqiptar Stresi, çdoherë është pjesë e medieve rozë por kohëve të fundit si duket nuk po i ndahen, vëmendja po i kushtohet tej masë, shkruan InLajmi.
Ai se fundmi ka qenë i ftuar në një intervistë ku ka shprehur haptas pse ai përkrah Sali Berishën, duke thënë se është arrestuar shumë herë në protesta të këtij lloji.
Stresi tutje është shprehur se nuk ka interes personal përveç se dashuri për Berishën, ku ka thënë se paguhet sa 4 deputet të kuvendit të Shqipërisë, duke dashur të tregojë që këtë punë nuk e bënë për para. /InLajmi/