La Marquise është makina më e vjetër në botë, transmeton InLajmi.
Është një model i vitit 1884 i bërë nga francezët De Dion, Bouton dhe Trépardoux. Makina ishte një prototip katërçikletësh.
Në 1887, Konti i Dion e çoi La Marquise në një ekspozitë që është quajtur gara e parë e makinave në botë.
Ai bëri udhëtimin vajtje-ardhje nga Parisi në Versajë prej 32 kilometrash (20 milje) me një shpejtësi mesatare prej 25.5 km/h (pothuajse 16 mph).
Kjo makinë e cila funsionon me qymyr, dru dhe copa letre, i duhen 30–40 minuta për të krijuar avull të mjaftueshëm për të vozitur. Shpejtësia maksimale është 61 km/h .
Si makina më e vjetër, ajo mbante numrin “0” në Londër që nga viti 1996 ndërmjet makinave veterane të Brighton, shkruan History of information.
Automjeti u shit në 2007 Pebble Beach Concours d’Elegance për 3.52 milionë dollarë. Ai u shit përsëri në 2011 për 4.6 milionë dollarë, një çmim rekord për një automobil të hershëm. /InLajmi/