Zyrat e Bashkimit Evropian në Bruksel janë sulmuar nga protestuesit të cilët po kundërshtojnë masat anti-Covid, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, i cili e ka cilësuar si akt të pakuptimtë të gjithë dhunën dhe shkatërrimin që po bëhet në Bruksel.
Borrell ka theksuar se e dënon fuqishëm këtë akt të dhunës e shkatërrimit gjatë protestës.
Pëndryshe protestat e sotme në Bruksel kanë eskaluar në dhunë, ku është përdorur edhe uji për shpërndarjen e protestuesve. /InLajmi/
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1485317401872932864?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1485317401872932864%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fthyhen-zyrat-e-be-se-ne-bruksel%2F