Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili dyshohet se po udhëtonte me pasaportë dë dikujt tjetër, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari po udhëtonte në Zvicër e që pas kontrollit të dokumenteve kanë konstatuar se ka prezantuar pasaportë që dyshohet se nuk ishte e tij.
“Njësitë policore gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit të pasagjerëve të një autobusi i cili ishte duke udhëtuar nga Kosova në drejtim të Zvicrës, kanë konstatuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka prezantuat një pasaportë e cila dyshohet se nuk ishte e tij”, thuhet në njoftimin e policisë./InLajmi/


















