Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit për dështim në menaxhimin e situatës me Covid-19. Sipas Zemajt, qeveria ka heq dorë nga menaxhimi i kësaj situate.
“Qeveria fare s’ka qenë e vëmendshme këto muajt e fundit e kemi theksuar dhe potencuar se ka 3 muaj që nuk është marrë kush me menaxhimin e situatës pandemike. Është tentuar edhe të menaxhohet online, dhe pasojat i bartin qytetarët tanë, e bartë ekonomia e vendit tonë dhe e bartin ata të cilët jetojnë me vështirësi në Republikën e Kosovës”, tha Zemaj në emisionin DPT te Fidani në T7.
“Komoditeti është shtuar te kryeministri i cili do të duhej t’i printe luftës kundër pandemisë por fatkeqësisht kjo neglizhencë besoj që nuk do të vijë në shprehje vetëm në bazë të pasojave, kemi numër rekord të të infektuarve, kemi stërngarkim të kujdesit shëndetësor, kemi injorim të profesionistëve shëndetësorë të cilët tentohet të mbahen me lëmoshë”, tha Zemaj.