Banorja e shtëpisë së Big Brother Vip Albania, Beatrix Ramosaj, ka treguar një ëndërr qe pa gjatë kohës kur po flinte qe bëri atë të zgjohet duke qarë, shkruan InLajmi.
Ëndrra qe zgjoi banorën nga gjumi kishte të bëjë pikërisht me vëllain e saj këngëtarin kosovar, Alban Ramosaj, ajo thotë se ajo çka pa në ëndërr ishte e frikshme sepse ia plagosën vëllane.
Beatrix rrëfyer këtë ëndërr me tanimë banoren e re të kësaj shtëpie Egzona Rafuna, dhe Monika Lubonja, që të 2-ja e ngushëlluan me fjalët se është thjesht një ëndërr.
Kurse gjatë kohës qe Trixa po tregonte ngjarjen nuk po mund të mbante lotet. /InLajmi/