Ferat Shala nga Partia Demokratike, në seancën e Kuvendit, gjegjësisht në pikën ku AAK-ja ka kërkuar të debatohet për mungesën e energjisë elektrike dhe propozimin e shtrenjtimit të energjisë që pritet të bëhet së shpejti, raporton InLajmi.
Shala ia ka përmendur të gjitha rritjet e çmimeve për ushqime, vaj, bileta e shumë produkte të tjera.
“Cka bëri kjo Qeveri lidhur me rritjen e çmimeve asgjë, veç fjalë boshe. Nuk mbahet shteti kryeministër veç me vajtime nga një therrë që nuk guxon me dalë me asnjë alternativë. Se çmimet rriten dhe jeta vështirësohet, qeveria Kurti e ka harruar këtë. Rritja e nivelit të çmimit nuk dihet si do të ndalet, kur e marrim parasysh se kemi një qeveri të tinejxherëve, pa vision e të papërgatitur”,tha Shala
Kjo situatë sipas tij është alarmante.
“Raportin e rregullatorit kërkoj ta ktheni në pikën zero”,tha ai. /InLajmi/