Lidhur me pyetjen e deputetes Ariana Musliu-Shoshi nga Partia Demokratike e Kosovës sa i përket certifikatës së vaksinimit e cila nuk po njihet nga vendet evropiane, gjegjësisht në vendet ku kërkohet, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ia ka kthyer përgjigjen, raporton InLajmi.
“Prej se jam ministër kam pasur shumë pyetje lidhur me këtë çështje. Ministria ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me BE për këtë certificatë, por BE-ja ka vendos kritere zyrtare për këtë ”,tha Latifi.
Më tutje ai tregoi kriteret që janë kërkuar nga BE-ja
“Për të dhënat offline dhe një kodi .Këto 2 kritere duhet të përmbushen për të qenë i përputhshëm. Shteti i Kosovës do të lidhet me këtë sistem pastaj edhe restorantet në Evropë do të mund ta bëjnë verifikimin e kësaj karte. Shumë shpejtë do të mbarojë ky problem. Në shtete mund të shkojmë por nga ana private, pra restorante e vende ku kërkohet do të bëhet shumë shpejtë”,tha Latifi./InLajmi/