Në Kosovë, të mërkurën ka qenë numër rekord i rasteve me koronavirus, mbi 2.000 raste, përcjell InLajmi.
E nga Ministria e Shëndetësisë, menjëherë pas shfaqjes së rasteve, mbrëmë janë deklaruar se së shpejti do të dalin me masat e reja kundër koronavirusit.
Lidhur me këtë, ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi sot ka nisur ditën e punës së tij me vizitën në Klinikën Infektive, ku me ekipin kujdestar bisedoi për pacientët që po trajtohen aty.
Tutje, ministri Latifi së bashku me drejtorin e SHSKUK, Valbon Krasniqi dhe drejtorin e Klinikës Infektive Arben Vishaj biseduan për organizimin e punës në frymën e rritjes së rasteve me koronavirus dhe gatishmërinë për t’u ballafaquar në rast të rritjes së rasteve./InLajmi/