6 persona të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën ndërkohë që janë regjistruar 2.643 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Viktimat janë një 66-vjeçar, një 66-vjeçar nga Berati, 3 qytetarë nga Durrësi 73-77 vjeç, një qytetar nga Tirana 85 vjeç.
Shqipëria vazhdon të ketë shifra të larta të infektimeve për shkak të përhapjes së variantit shumë ngjitës Omicron.
Për 24 orë janë regjistruar 1.250 raste të reja në Tiranë, 137 në Durrës, 120 në Shkodër, 103 në Vlorë, 92 në Elbasan, 90 në Fier, 55 në Lushnjë, Gjirokastër, 49 në Berat, 46 në Sarandë, 39 në Krujë, 37 në Lezhë, Kamzë, 35 në Korçë, 34 në Kuçovë, 29 në Kavajë, 27 në Kurbin, 26 në Vorë, 24 në Patos, 19 në Dibër, 18 në Tropojë, Mirditë, Dimal, 17 në Pogradec, 16 në Mallakastër, Cërrik, 13 në Gramsh, 11 Malësi e Madhe, Librazhd, 10 në Vau i Dejës, Divjakë, Skrapar, Belsh, 9 në Shijak, Përmet, Libohovë, Devoll, Peqin, 8 në Mat, Kolonjë, Prrenjas, 7 në Pukë, Rrogozhinë, 6 në Fushë Arrëz, Kukës, 5 në Has, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, 4 në Bulqizë, Poliçan, 3 në Klos, Tepelenë, Maliq, 2 në Rroskovec, Himarë, Këlcyrë, 1 në Konispol, Dropull.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë janë 22 mijë e 967 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet për koronavirus po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 1.692 qytetarë gjatë 24 orëve, duke e çuar numrin e të shëruarve në 212 mijë e 879 që nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë u kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anti Covid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit, raporton Top Channel.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid 19.